Lajme
Informacionet më të fundit për Koronavirusin
Këto janë zhvillimet më të fundit lidhur me Koronavirusin:
Virusi tani është përhapur në rreth 49 vende, me Zelandën e Re, Bjellorusinë, Lituaninë dhe Nigerinë (rasti i parë në Afrikën Sub-Sahariane) që të gjitha raportojnë rastet e tyre të para në ditët e fundit. Shumë raste janë të lidhura me udhëtarët që vijnë nga Irani.
Tregjet në të gjithë botën kanë marrë goditje të mëdha, dhe ekonomia kineze ka parë rënien e saj më të keqe në dy dekada.
Këshilli i Sigurimit i KB ka vendosur të heqë disa sanksione ekonomike ndaj Koresë së Veriut për ta ndihmuar atë të mbrohet nga virusi për të cilin ende thotë se nuk ka raste.
Shkollat dhe zyrat në vende të ndryshme të botës ku edhe është rritur numri i të prekurve mund të mbyllen deri në dy muaj nëse shkaktohet një pandemi.
Disneyland dhe DisneySea i Tokios do të mbyllen deri në mes të marsit.
Hyundai ka pezulluar prodhimin në fabrikën e tij në Ulsan.
Sipas Worldmeters, momentalisht numri i të infektuarve ka shkuar në 83,381 dhe 2,858 janë personat që kanë hum bur j etën. Por lajmi i mirë është se përqindja e personave të kuruar është shumë herë më e lartë se e atyre që nuk kanë mundur të shërohen prej virusit.