Lajme

Intervista/ Klaudia Pepa flet për projektin e ri dhe jetën private

Posted on

Klaudia Pepa na ka bërë të gjithëve krenarë duke arritur një tjetër sukses në Itali. Balerina është protagoniste e një prej programeve më të ndjekur italian, “La Repubblica delle donne”, që prezantohet nga Piero Chambretti. Në një intervistë për “TGcom24”, Klaudia ka treguar më shumë për këtë projekt, por ka folur edhe për jetën private. “Xing.al” ju sjell më poshtë intervistën.
Klaudia na trego për këtë eksperiencë në “La Repubblica delle donne”

Klaudia: Piero Chambretti sapo më pa duke kërcyer mendoi për mua karakterin e Tinker Bell.

E personifikon veten si Tinker Bell?

Klaudia: Është shumë e veçantë. Në fillim ishte e vështirë, por tani jam mësuar ta shoh veten të bardhë me sy të zi. Ndihem pak si Mjellma e Zezë

U bëtë e njohur në “Amici”, çfarë kujtoni nga kjo aventurë?
Klaudia: Një kujtim i bukur, një ëndërr që bëhet realitet. Ishte përvoja ime e parë në Itali, ishte një arritje e madhe për mua. Gjithmonë kam dashur të kem Maria De Filippin para meje dhe ishte kënaqësia më e madhe të shikoja buzëqeshjen e saj dhe të argëtohej teksa kërceja.

Po e shikon sot “Amicin”?
Gjithmonë. Unë kam të prferuarit e mi. Më pëlqen Valentini këtë edicion.

Në Shqipëri je shumë e famshme…
Klaudia: Kam kërcyer që e vogël, kam studiuar balet, kam bërë shumë televizion. Përvoja e fundit ishte në një ‘Sanremo Shqiptar’ (Kënga Magjike). Prezantova, performova me 12 balerinë italiane dhe kërceva si Jennifer Lopez.
Çfarë planesh ke?
Jam duke realizuar disa video, ku paraqes veten me kërcimin tim dhe muzikën, çdo video mban inicialet e emrit tim.
Endrra?
Të kërcej për një këngëtar italian në një video, unë e dua muzikën dhe kërcimi me muzikën time të preferuar do të ishte e mrekullueshme

Jeta sentimentale?
Unë jam beqare dhe jo, nuk jam nënë siç kishte shkruar dikush, do të doja në të ardhmen
Çfarë duhet të bëjë një mashkull për të fituar zemrën tënde?
Duhet të më bëjë të qesh dhe të jetë besnik.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte