Sport

Isufi dominohet totalisht nga kundërshtari, mposhtet për titull bote

Posted on

Meçi ndërmjet Bily Joe Saundersit dhe Shefat Isufit për titull bote ne kategorinë super të mesme në versionin WBO u zhvillua në stadiumin e klubit Stevenage në Angli dh eishte meçi më i rëndësishëm për Isufin në karrierë.Por, Saunders, ish kampioni i botës në këtë divizion edhe një herë dëshmoi cilësinë e tij të lartë dhe u bë boksieri i parë britanik i cili mban titullin e kampionit të botës në dy kategori të peshave pas një kohe shumë të gjatë.

Saunders e kishte kontrolline meçit që nga fillimi dhe langoi disa goditje shumë të fuqishme ndaj Isufit në dy rundet e para, që i mundësuan jo vetëm të fitojë këto dy runde, por të dëhsmojë që nga fillimi se Isufi e ka po thuajse të pamundshme të fitojë me pikë në këtë meç.Në fakt Saunders përgjatë pesë rundeve të para dominoi plotësisht, jo vteëm që i fitoi me pikë, por edhe dëmtoi Isufin mjaft me goditje në trup dhe disa goditje në kokë. Në fakt, Isufi vetëm në rundin e gjashtë ishte në gjendje të qëllojë disa herë pak më mirë kundërshtarin e tij, transmeton Periskopi.

Rundet 7 dhe 8 ishin më të qeta, por Saunders kishte më shumë goditje të sakta dhe ishte e qartë se përveç një nokauti befasues, Isufi nuk kishte gjasë për fitore dhe për titull.Më pas u bë e qartë se “misioni” i Isufit në këtë meç ishte që ti mbijetonte 12 rundeve kundër Saundersit, që është arritje e madhe në vete dhe dëshmon për cilësinë dhe qëndrueshmërinë e tij.Mirëpo, fakti mbetet se ai vetëm një rund nga këta 12 e fitoi (rundin e gjashtë) dhe Saunders u shpall fitues me vendim unanim të gjyqtarëve dhe tashmë është kampion në kategorinë super të mesme në WBO.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte