CoVid-19

“Italia do dalë nga Europa”/ Shpërthen Salvini: Nëse kjo është BE, është një m*t

Posted on

Italia është vendi më i goditur nga koronavirusi. Numri i viktimave i ka kaluar 9 mijë ndërsa raportohet për mbi 86 mijë të infektuar.

Situata është alarmante dhe është kërkuar ndërhyrja në ndihmë nga BE, por kjo e fundit ka dhënë afat 15 ditë.

Lidhur me këtë, Matteo Salvini, kreu i LEGA-s italiane, ka reaguar ashpër.

Përveç zëmërimit me indiferencën e Europës ndaj situatës në Itali, ai shprehet se pas luftës ndaj koronavirusit, Italia do dalë nga Unioni.

Salvini shprehet:

Çmenduri. Europës iu dashkan edhe 15 ditë të tjera për të vendosur çfarë do bëjë, se kë dhe si do ta ndihmojë. Në kulmin e emergjencës, me njerëz që vdesin, sot nga pneumonia, nesër ndoshta nga varfëria. Po çfarë “unioni”!!! Kjo është një strofull me gjarpërinj dhe çakej. Si fillim do të mundim koronavirusin dhe më pas do të dalim nga Europa. Dhe nëse do të duhet, do t’i themi lamtumirë, pa i falënderuar. Dua tu dedikoj një mesazh shpifësire dhe turpi Europës që kërkon edhe 15 ditë për të na ardhur në ndihmë. Është e qartë se në Berlin apo në Bruksel nuk e kanë kuptuar që njerëzit po vdesin ndaj kanë vendosur të mendohen për 2 javë. Nëse kjo është BE, është një m*t. Ikni mbushuni…
Burimi: Corriere.it | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte