Lajme

Italiani ia thotë në sy të rinjve shqiptarë: Mund të jeni miq të mirë me serbët

Posted on

Një video nga disa shqiptarë në Itali ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA. Shqiptarët shihen duke biseduar me një italian, i cili është pronar i një bar kafeje dhe kalçetoje.

Nga biseda me shqiptarët italiani shprehet se shqiptarët dhe serbët mund të jenë miq të mirë. Kjo i ka bërë përshtypje edhe shqiptarëve, të cilët më pas e kanë pyetur për të kënduar një këngë shqipe.

Ai përpiqet, por mesa duket nuk i kujton mirë fjalët.
Shqiptarët shprehen se ai ka mësuar pak nga kultura shqiptare, pasi është pothuajse çdo javë në kontakt me ta.

Nuk janë të pakta rastet kur shtetas të huaj flasin për shqiptarët, mirëpo ky rast prek historinë tonë me serbët, prandaj videoja ka bërë përshtypje.

Shqiptari shkruan:
Nje italian mendon qe serbet dhe shqipetaret mund te jen shoke. Italiani esht pronar i nje fushe futbolli. Punon te bari i vet. Nga qe esht ne kontakt cdo jave me shqiptare ka mesuar shume nga kultura jone ”

Italiani ia thotë në sy të rinjve shqiptarë: Mund të jeni miq të mirë me serbët on Vidnews.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte