Lajme
Izraelitët do sjellin në Shqipëri dhe Kosovë pajisjen që paralajmëron tërmetin
Në Shqipëri dhe Kosovë do të vijë pajisja izraelite që paralajmëron tërmetet pak më parë se ata të ndodhin. Me qëllimin shp ëtimin e jetëve dhe zvogëlimin e numrin e vi ktimave në tërmete, EQI (Earthquake Early Warning), një kompani inovative izraelite ka zhvilluar një sistem që paral ajmëron tërmetet nga disa sekonda deri në 2 minuta përpara se ata të ndodhin.
Kompania thotë se pajisja është bazuar në teknologji elitare. Përfaqësuesi i kompanisë, Roni Rittman, që po viziton Kosovën dhe Shqipërinë këto ditë ka thënë për “Insajderin” se ky është një nga produktet më të mira në botë sot për këtë funksion.
“Do t’ju japë kohë të mjaftueshme për të dalë nga shtëpia juaj, por edhe ti shpëtoni pronat tuaja. Ajo u jep autoriteteve njohuri dhe aftësi për të reaguar më shpejt dhe më me profesionalizëm dhe që të jenë më pro-aktiv ndaj situatës. Në thelb ajo shp ëton jetë”, – ka thënë Rittman.
Sipas të dhënave zyrtare të kompanisë, ajo ofron kohë të mjaftueshme paralajmërimi para se të ndodhë tërmeti. Rittman thotë se ajo është instaluar në disa vende të botës dhe shihet si e domosdoshme për vende strategjike, siç janë bazat ushtarake, stacionet e policisë, aeroportet, qendrat e zja rrfikësve dhe emergjencave dhe institucione civile siç janë shkollat, spitalet dhe vendet tjera të populluara me njerëz.
Kjo pajisje lëshon një sinjal paralajmërimi deri në 2 minuta para se të ndodhin lëkundjet e tërmetit. Kompania thotë se ajo ka aftësi që të injorojë të gjitha lëvizjet e tjera tokësore që vijnë nga gjëra rutinë si automjetet, shpimet, motorët, përplasjet dhe aktivitete tjera njerëzore. ©LAPSI.al