Lajme

Ja sa orë gjumë duhet të flenë fëmijët sipas moshës që kanë

Posted on

Sfida e një prindi, sidomos nënës, është vënia në gjumë e fëmijëve. Mjekët thonë se mbajtja e një orari të caktuar për fjetjen e fëmijëve, sjell shumë përfitime për ta.

Po sa orë duhet të flejë një fëmijë, sipas moshës?

Më poshtë e keni listën e cila ndoshta do të ndihmojë shumë prindër.

Fëmijët 2 vjeç

Duhet të flenë 1 orë e 30 minuta gjatë ditës dhe 11 orë e 30 minuta gjatë natës.

Fëmijët 3 vjeç

Duhet të flenë deri në 45 minuta gjatë ditës, dhe 11 orë e 30 minuta deri në 12 orë brenda nate.

Fëmijët 4 vjeç

Këta nuk kanë nevojë për të fjetur gjatë ditës, por gjatë natës duhet të flenë 11 orë e 30 minuta.

Fëmijët 5 vjeç

Rekomandohet të flenë 11 orë çdo natë.

Fëmijët 6 vjeç

Në moshën 6-vjeçare, fëmijët duhet të flenë 10 orë e 45 minuta.

Fëmijët 7 vjeç

10 orë e 30 minuta është ideale për shtatëvjeçarët.

Fëmijët 8 vjeç

Siç sugjerojnë ekspertët, këta duhet të flenë 10 orë e 15 minuta.

Fëmijët 9 vjeç

Në moshën nëntë, fëmijët duhet të flenë 10 orë.

Fëmijët 10 vjeç

Posa fëmija të arrij numrin dyfishorë të moshës, kërkesa e tyre e gjumit është 9 orë e 45 minuta.

Fëmijët 11 vjeç

Këta duhet të flenë 9 orë e 30 minuta.

Fëmijët 12 vjeç

Në moshën 12, fëmijët duhet të flenë 9 orë e 15 minuta.

Fëmijët 13 vjeç

Në moshën e adoleshencës, fëmijët mjaftohen me 9 orë e 15 minuta.

Fëmijët 14, 15 dhe 16 vjeç

Këta duhet të flenë 9 orë brenda nate.

Fëmijët 17 vjeç

Këtyre iu rekomandohet 8-10 orë gjumë brenda natës.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte