Lajme
“Jam me koronavirus”, i riu tmerron 250 pasagjerët e avionit, por e pëson keq në fund
Një i ri kanadez ka tmerruar pasagjerët e një aeroplani, pasi deklaroi se ishte infektuar me koronavirus.
James Potok u tha pasagjerëve të tjerë se sapo ishte kthyer nga pronvica Hunan dhe se nuk po ndihej mirë.
Ai tha:
Vini re, ju lutem! Sapo jam kthyer nga provinca Hunan, kryeqyteti i koronavirusit. Nuk po ndihem mirë.”
I riu kishte vënë një maskë në fytyrë, ndërsa deklarata e tij shkaktoi pa nik në aeroplan. Piloti i aeroplanit u detyrua të bënte ulje emergjente.
Mirëpo gjithçka ishte një “shaka” pa kripë e të riut, i cili kërkoi të rriste shikimet dhe ndjekësit e tij në Instagram.
Por kjo shaka i bëri “gjëmën” të riut, i cili përfundoi në prangat e policisë së Ontarios.
Fillimisht ai u shoqërua jashtë avionit nga forcat e sigurisë për një kontroll, ndërsa më pas u arrestua.
Pas arrestimit, ai tha:
Po kërkoja të bëja një video virale. Unë nuk është se thashë kam një bombë të lidhur në trup por desha që video të bëhet virale në Instagram
Ai e quajti veten artist, ndërsa në llogarinë e tij në Instagram ndiqej nga 34 mijë ndjekës.
Potok nuk është i pari që përpiqet të përdorë marifete të tilla për të marrë famë.
Potok do të paraqitet në gjykatën e Ontarios në datën 9 mars.
“Jam me koronavirus”, i riu tmerron 250 pasagjerët e avionit, por e pëson keq në fund on Vidnews.