Lajme
Jo të gjithë policët janë si Sandër Lleshi, polici nga Kukësi bën gjestin e çmuar
Shumicës së personave, gjëja e parë që i vjen në mendje kur gjejnë një portofol në rrugë, është ta kontrollojnë atë sa para ka dhe t’i mbajnë ato për vete.
Janë të rralla gjestet kur, dikush ia dorëzon atij që e ka apo edhe në polici.
E një rast i tillë ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, dhe personi që kërkon të dorëzojë një portofol tek i zoti, është një efektiv policie, nga Kukësi.
Është një polic që shfaqet ndryshe nga ata që Sandër Lleshi mburr përditë.
Polici nga Kukësi është ndryshe nga ata që dhu nojnë qytetarët për hiç gjë, parkojnë në vende për invalidë, parakalojnë duke u bërë burim aks identi, apo dhe nga ata që marrin rryshfete për të mbuluar aks idente, pla gosje, apo mbjelljen e lëndëve nar kotike.
Gjesti i tij është i çmuar. Ai tregon se kështu duhet të jetë policia e vërtetë dhe jo si çeta e Lleshit, që ndjekin verbërisht vetëm urdhërat e zyrtarit me kollare.
Me këtë veprim, tregohet qartë humanizmi edhe pa veshur uniformën, që shumica e efektivëve e shikojnë si forcë dhe jo si përgjegjësi për tu shërbyer qytetarëve.
Gjesti meriton një duartrokitje të madhe, por mbi të gjitha është edhe një mësim i mirë për ata policë që “hunda” e detyrës i ka zënë sytë dhe urdhrat e zyrtarëve i bëjnë të harrojnë rolin e rëndsishëm që kanë.
Efektivi i policisë shkruan:
Pershendethe JOQ. Jam nje Polic nga Kukesi. Gjeta ne rruge kete shume lekesh,karten dhe patenten e qytetarit tim, i them hajde merri leket se ndoshta je merzitur shume qe te humbenMe kontakto 0694106407. Ja pra qe ka edhe polic te mire. Flm”