Lajme
Jo vetëm prezantuese, zbulohet talenti i fshehur i Marina Vjollcës
Moderatorja shumë e dashur për publikun, Marina Vjollca, gjatë prezantimit të “Klanifornias” është shfaqur ashtu siç nuk ishim mësuar ta shihnim më parë: si aktore por dhe si balerinë. Marina i ka habitur të gjithë me aftësitë e saj në kërcim dhe balerina profesioniste Alba Hoxha, mendon se ajo është e prerë për këtë rol.
Alba ka publikuar në Instastory një foto pranë moderatores bukuroshe dhe shkruan “Marina ka humbur kot për balerinë”. Përveç prezantimit, Marina ka treguar të jetë e talentuar dhe në fusha të tjera.
Kërcimi i saj në Klanifornia është pritur shumë mirë nga publiku, i cili do me patjetër ta shikojë sërish duke kërcyer.