Lajme

Jo vetëm të skuqur, ja si ti bëni specat e mbushur në furrë me djathë

Posted on

PËRBËRËSIT:

  • 4 speca të kuq të gjatë
  • 130-150 g djathë Scamorza (djathë lope)
  • 2 grushte ullinj pa bërthame
  • 1-2 thelpinj hudhër
  • rigon, vaj ulliri, kripë e piper sipas nevojës

PËRGATITJA: Ndezim furrën në temperaturën 180° C. Presim specat për së gjati, u heqim Farat dhe fijet. Njërën gjysmë e presim në kubikë shumë të vegjël, ndërsa gjysmat e tjera i vendosim në një tavë të lyer me pak fare vaj dhe i pjekim në furrë për rreth 20-30 minuta. Ndërkohë, specat në kubikë i skuqim në një tigan me pak vaj ku më parë kemi skuqur hudhrat, të grira imët.

I spërkatim me pak kripë dhe i lëmë në zjarr të mesëm për 5 minuta, duke i përzier shpesh me lugë druri. I heqim nga zjarri dhe i hedhim në një tas bashkë me ullinjtë dhe djathin të prerë në kubikë të vegjël. I përziejmë me lugë pasi t’i spërkasim me pak piper të zi dhe rigon. Nxjerrim specat nga furra, i mbushim me masën që kemi dhe i fusim në furrë, në funksionin grill, për pak minuta, derisa djathi të jetë shkrirë.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte