Lajme

Ka os në Durrës, pas dy muajsh banorët e prekur nga tërmeti s’kanë marrë bonusin: Na sorollasin nëpër zyra

Posted on

Dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 janarit, janë të pranishme ngado në Durrës, ku dhe ishte epiqendra e shkundjeve të fuqishme të tokës me magnitudë 6.4.

Me mijëra ndërtesa e pallate u shkatërruan ose pësuan dëme të mëdha në qytetin bregdetar, duke lënë mijëra qytetarë pa një strehë, të cilët u detyruan të braktisin banesat, ose të flenë në çadra, hotele ose tek të afërmit e tyre.
Me qindra pallate u shpallën të pabanueshëm pas akt-konstatimit nga ekspertë shqiptarë e të huaj, ndërsa banorëve iu tha nga autoritetet të qëndronin në hotele ose shtëpi me qira.

Ndonëse u tha se të gjithë banorët që mbetën pa shtëpi do të përfitonin bonus qiraje, kur kanë kaluar thuajse 2 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, ka ende shumë familje që s’kanë marrë asnjë qindarkë.

Një banor u shpreh për Abc News:
Nga hoteli më kanë nxjerrë, me një grua të sëmurë jam.”

Pyetje: A iu ka dalë emri në listë.
Qytetari: Jo!
Pyetje: Sa kohë ke që ke aplikuar?
Qytetari: Që në datën 30 dhjetor.
Pyetje: Ku po jetoni?
Qytetari: Aktualisht jetoj me qira, qiraxhiu kërkon lekët.
Pyetje: Hasni burokraci në zyrat shtetërore?
Qytetari: Normale që po has. Fola me prefektin në telefon më tha do takosh Florian Tahirin. E takova dhe ai më tha do shkosh tek zonja Diana, erdha para disa ditësh nuk gjendeshin dokumetat, që unë kisha aplikuar. I gjetën tani më thonë do presësh. 150 mijë lekë qiraja është qiraja tek plepat.

Zotëria në fjalë duhet të paguajë një faturë të lartë qiranë, por në kushtet ku ndodhet e ka të pamundur ta përballojë.
Ai është detyruar të sillet vërdallë nëpër zyrat e bashkisë, në mënyrë që të mund të përfitojë bonusin e qirasë.

Një tjetër qytetar shprehet:
E treta herë, shkoni tek komuna, nuk është konstatuar hyrja.”
Pyetje: Ku jetoni?
Qytetari: Unë jetoj me qira.
Pyetje: Sa paguani?
Qytetari: 300 mijë lekë po ku ia arrij unë. Ka dy muaj që kam aplikuar për bonus. Tani thonë shkoni njëherë në komunë, hajde edhe njëherë se skanë ardhur për ta kontrolluar, s’të japin rrugëzgjidhje.

Përveç qytetarëve të prekur nga tërmeti, ka edhe nga ata që kërkojnë të mbarojnë punët e tyre personale. Ata shprehen se në zyrat e bashkisë është ka os total dhe mungon organizim, gjë e cila sjell rradha dhe vonesa.

Një qytetar thotë:
Unë tani po i dorëzoj, por shkova sot atje dhe më sorollatën, më tha se duhet dy kopje, një për në bashki dhe një tek te komuna, pastaj doli një burrë tjetër që priste, jo tha nuk lejohet. Një muaj e gjysëm afër dy. Erdhën inxhinierët, e verifikuan, bëmë letra të tjera sërish dhe nuk japin përgjigje”.

Kaos në Durrës, pas dy muajsh banorët e prekur nga tërmeti s’kanë marrë bonusin: Na sorollasin nëpër zyra on Vidnews.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte