Lajme
Kaloi pjesën tjetër të jetës duke pritur të zotin, fotoja e rrallë e Hatchiko-s, simbolit të besnikërisë në gjithë botën
Qeni Hatchiko është bërë simboli i besnikërisë në të gjithë botën.
Mund ta keni parë filmin me të njëjtin titull ku në rolin kryesor të pronarit ishte Richard Gere.
Aty trajtohet se si ai gjeti qenushin Hatchiko e mes tyre u krijua një lidhje shumë e fortë.
Aq sa edhe kur vd iq pronari, Hatchiko e priti gjithmonë.
Sipas medias së huaj, një foto e rrallë e Hachiko është gjetur nga familja e burrit që e mori atë në vitin 1934.
Ky qen i rracës Akita, i lindur në vitet 1920 në Odate, Japoni, mbahet mend për besnikërinë shembullore të treguar ndaj pronarit të tij, profesor Hidesaburo Ueno.
Hachiko shoqëronte Ueno çdo ditë në stacionin Shibuya, ku ai merrte trenin për të shkuar në punë. Dhe ai priste me durim kthimin e tij.
Kur profesori vd iq, qeni vazhdoi ta presë atje me vite.
Në kujtim të tij, i cili u bë aq i famshëm në të gjithë botën, u bë një statujë në stacionin Shibuya.
Por kur Hachiko ishte akoma vetëm një nga shumë qenët që u panë në rrugë, dikush e vuri re dhe i bëri një foto të tij të destinuar të bëhej një nga dës hmitë e rralla të atij partneri të jashtëzakonshëm në jetë.
Fotografia bardh e zi e bërë rreth vitit 1934 nga Isamu Yamamoto, një punonjës banke që jetonte pranë stacionit të famshëm, portretizon Hachiko duke pritur për Hidesaburo Ueno, të pavd ekshëm në memorien e tij.
Familjarët e Yamamoto gjetën këtë foto të vjetër dhe shumë të rrallë duke rregulluar shtëpinë ku jetonte burri dhe e ndanë atë me botën për të kujtuar se sa e madhe mund të jetë besnikëria e një qeni.