Lajme

‘Kam në krah një biznesmen’, Iva Aliko lë Shqipërinë për karrierë në SHBA

Posted on

Iva Aliko, modelja e cila tërheq gjithmonë vëmendjen me fotot sensuale që publikon në rrjete sociale, ka treguar në një intervistë për “Bluetooth”, të gjithë të rejat nga jeta e saj.

Iva tregoi se ka marrë një ofertë të mirë në SHBA dhe po mendon të largohet nga Shqipëria. “Fotomodelingu ka qenë një ndër pasionet më të mëdha të jetës sime dhe vazhdon të mbetet. Deri tani nuk kam bërë asgjë për përfitime financiare, duke qenë se edhe vetë vendi ku jetoj nuk na i ofron këto favore. Kam marrë një ofertë të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po e mendoj si ofertë dhe ndoshta një të ardhme jo të largët shkëputem nga Shqipëria për të jetuar përtej oqeanit”, tha Iva.

E pyetur nëse partneri që ka në krah është i famshëm, Iva zbuloi se është në një lidhje me një biznesmen. “Iva nuk ka në krah asnjë partner të famshëm, partneri im nuk ka asnjë lidhje me muzikë apo “showbiz”, por me biznes”, tha ajo.

Sa i përket çështjes së Zogut të Tiranës, Iva u shpreh e indinjuar me mediat që e kanë përfshirë emrin e saj pasi ajo nuk ka pasur asnjë lidhje.

Burimi: Gazeta shqiptare

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte