Lajme
‘Kam ngelur në dorë të zotit’/ I prekuri nga tërmeti ende s’ka marrë bonusin e qirasë
Nga tërmeti i 26 nëntorit u sh uan 51 j etë dhe me mijëra banorë kanë mbetur në rrugë të madhe.
Raportohet se në hotelet e Shëngjinit ka me qindra banorë, që po presin të marrin bonusin e qirasë. Disa prej tyre janë detyruar të ikin nga hotelet dhe janë strehuar te të afërmit e tyre.
Ata që po rrinë në hotele thonë se nuk e dinë se kur do ta marrin bonusin e qirasë.
Njëri prej tyre ka thënë:
Bonusin akoma nuk e kam marrë, po presim. Po kërkoj për shtëpi, por janë shtrenjtë. Kam ngelur në dorë të zotit.”
Shumë prej tyre nuk e dinë se si do t’u shkojë halli dhe si do të gjejnë një banesë, ku të fusin kokën.
Kujtojmë këtu se tërmeti i 26 nëntorit është një ndër tra gjeditë më të madha që ka përjetuar Shqipëria.