Lajme
Kamarieri rrëzohet keq në tokë, shpëton fatmirësisht 4 pjatat që mban në dorë
Ky është momenti kur një kamarier arrin të shpëtojë mrekulisht 4 pjatat që mbante në dorë, teksa u rrëzua gjatë një shërbimi në një nga restorantet ku punonte. Videoja e tij është bërë menjëherë virale në rrjet.
24-vjeçari Jamie Shoebridge ishte duke shërbyer në një nga tavolinat e një lokaki në Nottingham, në momentin kur këmbët iu ngatërruan dhe u rrëzua në tokë. Ngjarja ndodhi gjatë 9 shkurtit.
Në pamjet e publikuara në rrjet, i riu vihet re duke ecur nga kuzhina në drejtim të tavlinës ku do të shërbente. Ai kishte tre pjata në duar dhe një tjetër të mbështetur në pjesën e parakrahut.
Teksa ishte duke ecur, kamarieri duket se rrëshket për shkak të një salce të derdhur në tokë dhe bie bashkë me pjatat që do të shërbente.
Teksa bie, djaloshi arrin të mbajë me sukses dhe pa i rënë në tokë pjatat. Se si ka arritur ta bëjë këtë gjë, askush nuk e di, ama momenti është i paparë. Videoja flet vetë…