Lajme

Kanë 4 muaj pa marrë pagat, punëtorët e rafinerisë së Ballshit dalin në protestë: Do nisemi drejt Tiranës!

Posted on

Rreth 800 punëtorë të Uzinës së Rafinerisë së Ballshit, të cilët kanë mbetur pa punë, kanë dalë në protestë gjatë paradites së sotme.

Ata shprehen se kanë 4 muaj pa marrë pagat dhe një muaj pa sigurime.
Punëtorët thonë se po mashtrohen, pasi premtimet ndaj tyre nuk janë mbajtur.

Naftëtarët paralajmërojnë se protesta e tyre do të zhvendoset drejt Tiranës, pasi askush s’e ka vënë ujin në zjarr ndaj thirrjeve të tyre.

Uzina e Rafinerisë së Ballshit nuk funksionon që prej shtatorit të kaluar, ku puna është ndërprerë për arsye të cilat nuk janë bërë të ditura.
Sipas tyre, ministria përkatëse e dy arsyen e mosfunksionimit të rafinerisë, por nuk e bën publike.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte