Lajme
Këngëtari gjakovar shërohet nga koronavirusi
Këngëtari nga Gjakova Muhamet Sejdiu ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ai dhe bashkëshortja e tij janë shëruar nga koronavirusi.
Të dy kishin rezultuar pozitiv me Covid-19 para disa ditëve, pasi ishin kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë.
Sejdiu ka bërë të ditur se ai dhe bashkëshortja e tij kanë dalë negativ në testet e bëra sot, që rezulton se ata tashmë janë shëruar.
Ai në shkrimin e tij ka falënderuar mjekët dhe gjithë stafin e Klinikës Infektive për punën e tyre, derisa të gjithë atyre që po përballen me këtë virus iu ka uruar shërim të shpejtë.
Lajm i gezueshe ne kto momente pas testit qe bem sot une dhe bashkeshortja ime dulem NEGATIV flm Zotit Dhe repartit…
Posted by Muhamet Sejdiu on Monday, March 30, 2020