Lajme

Kërkohet shpenzim racional i ujit, niveli në liqenet akumuluese po bie

Posted on

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina”, ka njoftuar se niveli i ujit në liqenet akumuluese ka pësuar rënie.

Sipas ujësjellësit, niveli i ujit në liqenin e Batllavës është minus 4.20 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus 4.74 metra nën kuotën maksimale.

“Çdo javë po bie nga 20 cm, pothuajse në të dyja liqenet. Çfarë mund të bëjë secili prej nesh, për të ndaluar keqpërdorimin e ujit, për të ruajtur ujin për periudhat vijuese”thuhet në një komunikatë të ujësjellësit, i cili ka dhënë edhe disa këshilla që duhet përmbajtur secili konsumatorë i ujësjellësit ,,Prishtintina”.

  • Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj,
  • Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,
  • Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime të shumta në qytet,
  • Mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm,
  • Mos harroni t’i mbyllni çezmat tuaja, pasi lani dhëmbët,
  • Mos vadisni lulet, kopshtet dhe arat,
  • Paguani rregullisht ujin që konsumoni,
  • Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit,
  • Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë.
  • Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji, andaj kurseje atë.

Në komunikatë thuhet se nëse i përmbahemi në përpikmëri këtyre këshillave të lehta , duke filluar nga koha e tashme, Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina”, do ta furnizojë me ujë të pijshëm secilin konsumatorë në mënyrë të barabartë dhe pa reduktime.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte