Ushqime

Keto jane 5 barishtet me fantastike te cilat duhet te nisni ti konsumoni sa me shpejt

Posted on

Në këtë artikull do ju tregojmë barishtet që i keni para syve, por që rrallë i bëni pjesë të vakteve tuaja, edhe pse ato janë shumë të ushqyeshme.

Luleradhiqe

Janë paksa të hidhur kur bëhen, kështu që duhet t’i merrni në fillim të pranverës dhe në fund të vjeshtës, atëherë kur janë më të ëmbël. Edhe lulet e tyre janë të ngrënshme. Kanë më shumë betakarotene sesa karotat.

Bambuja

Faktikisht, kjo pemë është një lloj barishteje. Filizat e saj janë plot fibra dhe kanë shijen e misrit. Duhet të merrni filiza që janë 2-javësh dhe më pak se 30 cm të gjatë. Duhet t’i gatuani, duke hequr më parë lëkurën e jashtme dhe pjesën e fortë. Ziejini në një tenxhere të pambuluar për 20 minuta dhe hajini me salcë soje.

Lakërishtë

Mund ta gjeni në supermarket, por edhe në ndonjë rrjedhë uji të afërt. Ka shumë antioksidantë dhe mund të hahet e pagatuar në sallatë.

Kudzu

Kjo barishte nga Japonia mund të hahet duke u bërë reçel ose duke i bërë turshi lulet e saj. Ose mund të ziesh rrënjët derisa të zbuten dhe t’i shtosh salcë soje. Kjo barishte përdoret shumë edhe në Kinë si bimë me.dic.inale, duke u konsumuar si çaj.

Tërfili i kuq

Përmban fitoestrogjen, që është zbuluar se ka një efekt mbrojtës për zorrën e trashë dhe parandalues ndaj ka.nc.erit të prostatës. Por, mos e teproni, pasi është zbuluar edhe që ka efektin e kundërt përsa i përket ka.n.ce.rit të gjirit. Mund të hahet me oriz dhe me salcë soje.

Tërfili i kuq është i shijshëm dhe i pasur me proteina. Edhe tërfili i bardhë hahet, por nuk është kaq i ushqyeshëm sa i kuqi.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte