Lajme
Këto janë këshillat e OBSH për t’u mbrojtur nga koronavirusi
Virusi vd ekjeprurës kinez, koronavirus, vijon të përhapet me shpejtësi në mbarë botën, ndërsa numri i vi ktimave dhe të prekurve vijon të rritet në mënyrë të frikshme.
Deri më tani, koronavirus u ka ma rrë je tën 2345 personave, ndërsa mbi 76 mijë janë raportuar të infektuar nga virusi vd ekjeprurës.
E gjithë bota është vënë në alarm nga përhapja epidemike e këtij virusi, ndërsa shumë shtete kanë marrë masa të forta për parandalimin e përhapjes së tij.
Orët e fundit në Itali janë shënuar dy vik tima nga koronavirusi, duke vënë në alarm autoritetet e shtetit fqinj.
Përhapja e koronavirusit në Itali, ku autoritetet vendase kanë raportuar për dhjetra të prekur e qindra të dyshuar si të infektuar nga koronavirusi, ka bërë që të ndihet frikë edhe në Shqipëri, pasi rreziku që vendi ynë të preket është rritur ndjeshëm.
Megjithatë, ekzistojnë disa masa paraprake, të cilat mund t’ju mbrojnë nga koronavirusi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka publikuar disa këshilla, praktikimi i të cilave mban larg koronavirusin.
Këshillat:
- Lani duart sa hyni në shtëpi!
- Lani duart para gatimit!
- Lani duart pas përdorimit të tualetit!
- Lani duart sa herë teshtini apo kolliteni!
- Teshtini mbi shami apo bërryl dhe jo mbi duart tuaja!
- Gatuajini mirë ushqimet!
- Mos frekuentoni ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz!
- Pini shumë ujë dhe lëngje!
- Pajisini të moshuarit që frekuentojnë transport publik me maska!
- Në udhetime konsumoni ushqime të paketuara!
- Evitoni përdorimin e tualeteve publike!