Lajme
‘’Këtu do vde sim të gjithë’’, futen në ditën e 9 të grevës së urisë naftëtarët
Të ishe naftëtar dikur ishte një punë e nderuar, sot në vitin 2020 një naftëtar vuan për një copë buke. Shumë prej tyre nuk kanë marrë pagat dhe prej muajsh dhe e mbajnë frymën gjallë me borxhe.
Punonjësit e nënstacionit të Poçemit kanë hyrë në ditën e 9 të grevës së urisë. Ata kanë thënë se nuk do të heqin dorë deri sa të marrin atë që u takon.
Shumica prej tyre kanë thënë se janë të zhytur në borxhe dhe se nuk e dinë se si do t’u shkojë halli.
Jo më larg se dje njëri prej grevistëve tha se nëse nuk marrin pagat do të dalin të vd ekur nga vendi, ku ata po mbajnë grevën.
Thirrja e tij:
Disa nga shokët tanë kanë marrë serume. Nga qeveria nuk na ka ardhur asnjë lloj përgjigje. Presim të na kthejë përgjigje sepse të gjithë jemi njerëz. I bëjmë thirrje të gjithë ambasadave të huaja të ndërhyjnë këtu sepse është një turp i madh. Ne po nuk morën rrogat nuk lëvizim që këtej. Këtu do vd esim të gjithë.”