Lajme

‘Kiara’ po tme ron gjithë Europën, meteorologu shqiptar tregon kur do të mbërrijë në vendin tonë stuhia

Posted on

Meteorologu Hakil Osmani ka folur për ndryshimet e motit dhe ardhjen e stuhisë “Kiara” në vendin tonë.

Në lidhje me stuhinë “Kiara”, e cila ka prekur ditët e fundit Britaninë e Madhe dhe Francën, meteorologu është shprehur se pritet që në vendin tonë kjo stuhi të kalojë këtë javë të enjten ose të premten, por sipas tij forca do të jetë e ulët.

“Stuhia “Kiara” do të jetë më e dobët se në zonat e tjera dhe duke ardhur drejt Evropës Qendrore do të jetë deri në 60 km në det të hapur.

Pritet që gjatë ditës së enjtes ose të premtes të përfshihemi nga një stuhi e lehtë ku do të kemi dhe prezencë të dukshme vranësirash, por e premtja do të jetë ajo që do të sjellë reshje shiu dhe borë në zonat malore pasi ardhja e stuhisë ‘Kiara’, do të ulë vlerën e temperaturave termike”, – tha ai.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte