Lajme
Kjo është deputetja që vetëm çanta i kushton më shumë se sa fiton një shqiptar i thjeshtë gjithë vitin
Deputetja Reme Lala njihet si një e apasionuar pas modës. Në seancat plenare ajo është parë më shumë e kuruar në detaje se sa të flasë për hallet e shqiptarëve.
Salla e Kuvendit për Lalën mund të cilësohet fare mirë si një vend, ku mund të bëjë sfilata mode.
Dhe deputetja harxhon jo pak për t’u veshur mirë. Aq sa mund të thuhet se një çantë e saj “Chanel”, kushton më shumë se sa fiton një shqiptar i thjeshtë, me një pagë minimale gati për një vit.
Kjo çantë “Chanel”, të cilën deputetja e mban në krah kushton 5600 dollarë, sipas asaj që shkruhet në internet.
Vetëm nëse deputetja mban çanta jo firmato sigurisht që kushton më pak. Fotot e deputetes së re në moshë me çantën “Chanel”, janë publikuar nga ‘gazeta panorama’.