Lajme

Kjo quhet sallata më e mirë në botë. E doni recetën?

Posted on

Jeni kuriozë të dini recetën dhe shijen e sallatës më të mirë në botë?

Nuk do mund ta refuzoni, sapo ta keni përgatitur! Ia vlen ta shtroni në tryezën e ngrënies gjatë vaktit të drekës si pjatë shoqëruese, por pse jo edhe si pjatë më vete (kryesore) mund ta konsumoni, pasi përmban shumë kalori dhe vlera ushqyese!

Përbërësit:

  • gjoks pule i pjekur, i prerë në copa.
  • 4 gota të miksuara me (rukola, sallatë jeshile, marule).
  • 1 1/2 e filxhanit me kastravec të prerë në kubik.
  • 4 vezë të ziera, të prera në gjysmë .
  • 4 feta proshutë krudo të prera hollë .
  • 1 avokado e prerë në kubik.
  • 6-7 domate qershi (opsionale).
  • 2 gota me misër të zier.
  • lëng limoni.
  • bukë e thekur.
  • kripë.
  • majdanoz.
  • vaj ulliri.
  • piper.

Përgatitja:

Në një tas shtoni lëng limoni, majdanoz, kripë dhe piper. I përzieni mirë bashkë që të kombinohen më pas me përbërësit e tjerë. Pasi të keni larë sallatën (gjethet e sallatës jeshile dhe rukolas) dhe keni prerë në copa të vogla kastravecët, domatet, avokadon, i shtoni të gjitha në një enë dhe i përzieni mirë. Shtoni misrat e zier dhe proshutën.

Spërkasni përbërësit e sallatës me përzierjen e përgatitur më parë me limon, piper, kripë dhe majdanoz. Në fund shtoni vezët e prera dhe bukën e thekur të prerë në kubik. Shijojeni!

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte