Lajme
Klea Huta shkëlqen nga nuri i shtatzënisë, fansat sytë tek barku i rrumbullakosur
Klea Huta është në pritje të ëmbël e ky lajm po qarkullon prej ditësh në media. Vetë Klea ka preferuar ta shijojë në privatësi këtë periudhë të ëmbël, megjithatë nuk i ka kursyer fotot në rrjete sociale, gjithmonë duke u kujdesur të mos e tregojë barkun.
Ditën e sotme Klea ka postuar një foto ku shkëlqen nga nuri i shtatzënisë mirëpo fansat menjëherë e kanë pasur vëmendjen tek barku të cilin e ka mbuluar me shall. Ata i shkruajnë Kleas të mos e mbulojë barkun sepse tani e dinë që është në pritje të ëmbël, por bukuroshja ka preferuar të mos i kthejë përgjigje.
Klea së fundmi ishte edhe në festën e ditëlindjes së Kiara Titos ku ndonëse kishte veshur një fustan të zi të gjerë, barku i rrumbullakosur dukej qartë.