Lajme

Konferenca e Donatorëve “Bashkë për Shqipërinë”, reagon Lulzim Basha: Të mos ab uzohet me fondet

Posted on

Kreu i PD Lulzim Basha ka mirëpritur shifrën e 1.15 miliardë euro të dhuruar nga Konferenca e Donatorëve sot në Bruksel. Basha shprehet se puna duhet të nisë menjëherë dhe fondet të përdoren me transparencë.

Ai bën apel që fondet të përdoren vërtet për njerëzit që janë në nevojë duke falenderuar dhe të gjitha vendet, organizatat apo institucionet ndërkombëtarë që i gjenden afër shqiptarëve në këtë moment të vështirë.

STATUSI I LULZIM BASHËS

Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura.

Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë.

Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.

Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur keqpërdorimin dhe abuzimin me to.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte