Lajme
Konfirmohet/ Fëmija që u gjet i mb ytur në Tiranë është 4-vjeçari që u denoncua i humbur
Policia ka konfirmuar se fëmija i gjetur sot i mb ytur në një përrua, pranë banesave sociale në Shkozë, është vogëlushi i denoncuar i humbur nga prindërit më 17 shkurt të këtij viti.
Sipas uniformave blu, trupi i paje të i 4-vjeçarit është gjetur i dekompozuar në një kanal kullues, ngjitur me lumin e Lanës. Klodian Hashimi u raportua i humbur edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA nga babai i tij.
Njoftimi i policisë: Tiranë Më datë 01.03.2020, rreth orës 12:15, në Shkozë, në një kanal kullues në afrësi të banesave sociale dhe ngjitur me lumin e Lanës është gjetur i dekompozuar fëmija K.H, 4 vjeç, i cili ishte denoncuar nga prindërit si i humbur mbrëmjen e datës 17 shkurt 2020.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është mb ytur aksi dentalisht.