Lajme

Konsumoni për një muaj rrjesht xhinxher dhe shikoni se çfarë do të ndodhë me trupin tuaj

Posted on

Xhinxheri është një erëz e përdorur gjerësisht në kuzhinën aziatike dhe indiane, por prej shekujsh falë vetive kuruese, xhinxheri gjen përdorime të tjera jashtë kuzhinëz.
Mund të konsumohet i freskët, pluhur, i tharë si erëz ose të përdoret në formën e vajit apo lëngut. Nëse ende nuk e keni bërë pjesë të regjimit tuaj ushqimor, më poshtë do të lexoni 8 arsye përse duhet të filloni ta bëni.

1. Xhinxheri lehtëson problemet me aparatin tretës
Komponimet fenolike të xhinxherit kanë treguar se ndihmojnë me problemet e traktit gastrointestinal. Duke marrë 1,2 gramë pluhur xhenxhefili para një vakti, ju përshpejtoni tretjen me 50%.

2. Xhinxheri ju qetëson nëse keni ndjesinë e të përzierave

Pirja e çajit të xhenxhefilit apo edhe konsumimi i tij në formë të papërpunuar qetëson ndjesinë e të përzierave dhe të vjellave. Mjafton që një grua të marrë rreth 1,5 gram xhenxhefil që të mos ndjejë asnjë shqetësim në mëngjes.

3. Xhinxheri mund të lehtësojë dhimbjen dhe redukton inflamimin

Një studim i kryer në Universitetin e Gjeorgjisë zbuloi se konsumimi i kësaj erëze redukton dhimbjet e muskujve me 25%. Xhinxheri mund të qetësojë gjithashtu dhimbjet menstruale gjatë periodave.

4. Xhenxhefi mund të ulë nivelet kolesterolit dhe të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

5 gramë pluhur xhenxhefili çdo ditë mund të ulin në mënyrë të konsiderueshme nivelet e kolesterolit në gjak. Kësisoj dhe rreziku për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare do të ulet ndjeshëm

6. XHinxheri mund të përmirësojë funksionet e trurit duke reduktuar stresin oksadativ dhe inflamacionin kronik, dy faktorë që mund të përshpejtojnë procesin e plakjes dhe të bëhen një nxitës kryesor i sëmundjes së Alzheimerit dhe dëmtimeve të tjera lidhur me moshën.

LIVING/ DAVID WOLFE

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte