Lajme

Koronavirus alarmon Evropën, konfirmohen rastet e para në Gjermani e Francë

Posted on

Kërcënimi i koronavirusit është i lartë, sipas një raporti të gjashtë të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), i cili përmirësoi shkallën e problemit ndërkombëtar. Epidemia e pneumonisë virale ka marrë je tën e 82 personave në Kinë, ndërsa 2.744 njerëz janë infektuar në Azi, sipas raportit më të fundit zyrtar.

Në të njëjtën kohë, qytetarët evropianë janë në gatishmëri pasi virusi ka arritur në territorin evropian dhe gjithashtu në Turqi, ku 12 persona tashmë janë izoluar. Sipas mediave turke, dy shtetas kinezë që punonin në një fabrikë gazi në rrethin Sultaneh të provincës Aksaray, në Turqinë qendrore, shfaqën të vjella, ndërsa kishin marrje mendsh dhe të përziera.

Gjithsej 12 persona janë izoluar për arsye të shëndetit publik, nëntë prej tyre janë kinezë. “Pacientët” trajtohen në një dhomë të veçantë, ndërsa stafit të spitalit u janë dhënë maska speciale anti-infektive.
Sipas Drejtorisë Shëndetësore turke, janë kryer të gjitha ekzaminimet dhe analizat e nevojshme. Rasti i parë i infeksionit me koronavirusin e ri u konfirmua në Gjermani. Pacienti i infektuar me virus jeton në Bavari.

Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në një njoftim për shtyp, konfirmoi:
Një burrë nga Starnberg është infektuar nga koronavirusi i ri” dhe “është nën mbikëqyrje mjekësore dhe në izolim. Pacienti është “në gjendje të mirë mjekësore” dhe familja e tij u informua për simptomat dhe masat paraprake higjeno-sanitare që duhen marrë”.
Gjermania është vendi i dytë që preket nga koronavirusi i ri pas Francës, ku ndodhën tre shpërthime, të cilat u konfirmuan në 24 janar. Të tre pacientët kishin udhëtuar së fundmi në Kinë.

Gjermania u ka kërkuar qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në mënyrë të panevojshme në Kinë, ndërsa Berlini ka filluar planifikimin për “heqjen e mundshme urgjente” të rreth 90 qytetarëve të saj nga shpërthimi i epidemisë virale të pneumonisë, qytetin Wuhan.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte