Lajme

Koronavirusi, 51 raste midis Lombardisë dhe Venetos

Posted on

Një tjetër person i vd ekur në Itali nga koronavirusi. Vik tima është një grua nga Casalpusterlengo, një komunë në provincën Lodi në Lombardi. Ajo ishte 78 vjeç dhe jetonte e vetme në shtëpi. Pas vik timës së parë në Veneto nga koronavirusi, ka një tjetër të infektuar, në të njëjtin vend në provincën e Padovës.

Janë të paktën pesë raste të tjera të regjistruara në Veneto, duke përfshirë një në Dolo, kështu ka raportuar guvernatori Luca Zaia . Rasti u konfirmua nga qendra rajonale e Padova-s. Mostrat u dërguan në Institutin e Lartë të Shëndetit në Romë. Qarku Veneto e konfirmoi këtë. 67 vjeçari nga Dolo kreu analizat për koronavirusin dhe u shtrua në spital në Padova.

Koronavirusi, 51 raste midis Lombardisë dhe Venetos

Një tjetër rast u regjistrua gjithashtu në Kremona në Lombardi. Sipas asaj që mësohet nga burimet shëndetësore, një pacient është shtruar në spital për disa ditë në spitalin e Kremones.

Numri i pacientëve të testuar dhe të infektuar nga koronavirusi midis Lombardisë dhe Venetos është rritur në 51.

Njëzet e shtatë prej tyre jetojnë në Lombardi, ndërsa dy raste të tjera janë konstatuar në Veneto, ku shtohet këtu edhe i moshuari që vd iq në komunën e Vo’ Euganeo mbrëmjen e djeshme.

Burimi: ilmessaggero|Përktheu dhe përshtati: joq-albania

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte