Lajme
Koronavirusi/ Basha i bën thirrjen urgjente qeverisë
Italia, shteti ynë fqinj, është prekur nga Koronavirusi dhe deri më tani janë shënuar vik timat e para dhe numëron mbi 60 të infektuar. Kreu i PD, Lulzim Basha, përmes një postimi në Twittter, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare dhe autoriteteve shëndetësore të marrin masa serioze për të parandaluar përhapjen e virusit në Shqipëri.
Ai bën thirrje që të nisin kontrollet në pikat kufitare dhe që qendrat shëndetësore të pajisen me personelin dhe aparaturat e nevojshme për evidentuar dhe trajtuar çdo rast të mundshëm.
“Për fat të keq në Italinë fqinje janë shënuar vik timat e para nga coronav irusi ndërkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij. I kërkoj qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare.
Çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset pa asnjë vonesë me personelin dhe aparatet e duhura për të evidentuar dhe trajtuar në kohë çdo rast të mundshëm”, shkruan Basha.