CoVid-19

Koronavirusi boshatisi raftet! Infermierja shpërthen në lot kur nuk gjen asgjë për të ngrënë

Posted on

Frika ndaj koronavirusit që ka prekur botën, ka bërë që njerëzit të dynden në masë ndaj supermarketëve për t’u furnizuar me ushqime, për një periudhë që askush se di sa mund të zgjasë.

Kjo gjë ka ndodhur edhe në Angli, raftet e supermarketëve tashmë janë bosh, duke krijuar panik tek njerëzit të cilët duan të blejnë akoma në përditshmëri.

Si rrjedhojë e kësaj, një infermiere, Dawn Bilbrough, e cila kishte dalë nga një turn i gjatë punë 48 orësh, ka shpërthyer në lot pasi në market nuk ka mundur të blejë asgjë.

Pas zhgënjimit, dhe me lot në sy ajo ka postuar një video ku shprehet e irrituar për sjelljen e njerëzve në këto ditë të vështira.

“Ja , kështu dola nga supermarket, nuk kishte as fruta e as perime. Shpërtheva në lot atje brenda. Unë jam infermiere dhe sapo kam mbaruar turnin 48 orësh dhe thjeshtë doja të merrja disa gjëra për 48 orët e ardhshme. Nuk ka fruta, nuk ka perime, dhe nuk di si mund të qëndroj unë e shëndetshme. Ju njerëz që shkoni në market dhe bleni të gjithë raftet, duhet të ndaloni. Ndaloni dhe mendoni dhe për të tjerët, sepse njerëz si unë do të kujdesen për ju, kur ju të sëmureni, ndaj ndaloni, ju lutem!”

Gjatë një konference për shtyp, kryeministri Boris Johnson u bëri thirrje njerëzve të tij të bëhen më të ndjeshëm dhe më të arsyeshëm kur bëhet fjalë për blerje në këto ditë të vështira. Ai i siguroi anglezët se qeveria ka siguruar zinxhirë të mirë furnizimi dhe nuk ka asnjë arsye pse të boshatisen dyqanet në këto ditë të vështira për vendin.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte