CoVid-19
Koronavirusi i merr jetën 14 vjeçarit, viktima më e re ne Europë
Një djalë 14-vjeçar nga Portugalia besohet se është bërë personi me moshën më të re deri më tani që humb jetën nga virusi korona në Evropë.
Adoleshenti nga provinca Ovar, vetëm 30 minuta larg qytetit të Portos, ka humbur jetën ditën e dielë në spitalin “Sao Sebastiano”. Vogëlushi thuhet se vuante nga psoriasa (një gjendje e zakonshme e lëkurës që shpejton ciklin jetësor të qelizave të saj), por përveç kësaj nuk paraqiste sëmundje të tjera, shkruajnë mediat e huaja.
Pak ditë më parë ndërroi jetë edhe një adoleshente në Francë.