CoVid-19

Koronavirusi i merr jetën Princeshës së Spanjës

Posted on

Princesha Maria Teresa e Spanjës ka vdekur në moshën 86 vjeçare si pasojë e Covid 19. Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i saj i vogël, Princi Henry. Maria Teresa ka lindur nëvitin 1933 në Paris dhe nuk ka lënë pas asnjë trashëgimtar.

Përgjatë ditëve të fundit, ajo kishte patur disa probleme shëndetësore, të cilat e bënë që të testohej nëse ishte infektuar nga koronavirus.

Sipas familjarëve, nuk dihet se kur apo ku mund të jetë infektuar princesha. Megjithatë, largimi i saj nga jeta erdhi fare pak kohë pas daljes së përgjigjes së testit.

Deri më tani, mjekët nuk kanë dhënë asnjë detaj në lidhje me vdekjen e saj dhe nuk dihet nëse Maria Teresa vuante nga ndonjë problem tjetër shëndetësor.

Burimi: DailyMail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte