Lajme

Koronavirusi, mësuesit shqiptarë në Kinë: Ndihemi të rre zikuar, 4 ditë pa dalë nga shtëpia

Posted on

Disa mësues shqiptarë punojnë në një provincë të Kinës veriore, të cilët japin mësime të gjuhës angleze. Mirëpo, edhe ata kanë reaguar në lidhje me koronavirusin, që është shndërruar në një frikë mjaft të madhe për popullin e këtij shteti, por jo vetëm.

Mësuesi M. Corja ka kontaktuar me Top Channel, ku ka treguar se së bashku me 9 mësues të tjerë kanë katër ditë të izoluar në banesat e tyre. Ai thotë se ata ndihen të rrezikuar dhe i bëjnë një apel të fuqishëm shtetit shqiptar.

Mësuesi tha:
Bashkë me nëntë miqtë e mi ne jetojmë në provincën e Changchun, Jilin. Punojmë si mësues të gjuhës angleze. Kemi katër ditë që nuk dalim nga shtëpitë. Jemi plotësisht të izoluar. Ndjehemi shumë të rrezikuar dhe kemi nevojë nëse shtetit shqiptarë mund të na ndihmojë të kthehemi pasi e kemi të pamundur. Situata sa vjen dhe po rëndohet.
Më tutje, Corja thekson se shifra e saktë e të infektuarve nuk tregohet pasi s’duan të shtohet më tepër paniku.

Ai vijoi:
Këtu në Changsha një qytet me 7 milionë banorë ku ne jetojmë prej një viti, media thotë qe ka 18 te infektuar, por ka më shumë. Shifra e saktë nuk jepet pasi s’duan të shtohet paniku. Nga informacionet që kemi janë edhe shumë shqiptarë të tjerë në provinca të ndryshme të Kinës.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte