Lajme
Koronavirusi, ndërron jetë drejtori i spitalit në Wuhan
Drejtori i një spitali në qytetin kinez të prekur nga koronavirusi, Wuhan, ka vd. ekur pasi u infektua nga sëmundja vd. ekje.prurëse. Bëhet me dije se ai luftoi për të mposhtur virusin, por nuk ia doli.
Liu Zhiming, drejtori i Spitalit Wuchang, vd. iq dje sipas gazetës zyrtare të Partisë Komuniste Kineze, The People Daily.
Ata gjithashtu raportuan se ai është drejtori i parë i spitalit që vd.iq nga virusi.
Gazeta Red Star News raportoi se Liu “sakrifikoi” për të fituar betejën kundër virusit dhe dikush tha se drejtori i spitalit kishte qenë gjithmonë një njeri i shëndetshëm dhe se ai ishte i befasuar nga lajmet.
Ky lajm vjen disa javë pas vde. kjes së Dr Li Wenliang në një spital tjetër, Spitalin Qendror Wuhan.
Organizata Botërore e Shëndetit ka cituar: “Ne jemi shumë të pikëlluar nga vd. ekja e Dr Li Wenliang. Të gjithë duhet të festojmë punën që ai bëri për virusin”.
Li, një okulist 34-vjeçar në Spitalin Qendror Wuhan, kishte ndarë shqetësimet e tij në të njëjtën ditë që autoritetet kineze konfirmuan se po hetonin 27 raste të sëmundjes virale.