Lajme
Koronavirusi që po bën “kërdinë” e madhe, OBSH: Njerëzimi ka vetëm një dritare mundësie për ta mposhtur
“Ne kemi vetëm një dritare mundësie për të mposhtur koronavirusin, pasi nuk ka më shumë se 390 raste jashtë Kinës. Duhet të përfitojmë nga kjo mundësi tani”, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, në konferencën e tij të përditshme për shtyp, duke insistuar në nevojën e bashkëpunimit global kundër epidemisë.
‘Koronavirus është një armik i përbashkët i gjithë njerëzimit dhe për këtë arsye ne duhet të punojmë së bashku, si raca e vetme njerëzore, përpara se ai të dalë jashtë kontrollit”, shtoi drejtori i agjencisë së OKB.
Sidoqoftë, epidemia vazhdon të përhapet në të gjithë botën. Më shumë se 330 raste të infektimit janë konfirmuar në rreth tridhjetë vende dhe territore.
Pesë raste të reja janë identifikuar si të prekur nga virusi në Francë, duke e çuar në 11 numrin e të infektuarve.
Në Britani është konfirmuar rasti i katërt me koronavirus, 14 në Gjermani, 12 prej të cilëve në rajonin e Bavarisë kurse Spanja ka konfirmuar rastin e dytë, i pari në ishujt Kanarie dhe i dyti në Palma de Mallorca./shqiptarja