CoVid-19
Koronavirusi/ Vdes Arianna, 46-vjeçarja veneciane që shkruante: Kur të shërohem, të gjithë për darkë
Ka vdekur pas betejës me koronavirusin 46 vjeçarja italiane Arianna Busetto, e cila më herët e shtruar në spital u shkruante miqve “kur të shërohem do të më ftoni të gjithë për darkë”.
Por kjo ditë nuk erdhi pasi ajo u përkeqësua dy ditë pas shtrimit, në fillim në një spital të Venezias, ku kishte lindur dhe më pas në Viadana.
“Folëm të enjten – dhe e lamë që sapo kjo të mbaronte të shiheshim për darkë ose për të biseduar pak”, tha një kolegia e saj nga Seletti.
Top Channel