Ushqime

Kremi shtëpiak me 4 përbërës, i cili zhduk rrudhat!

Posted on

E kush i do rrudhat?! Të gjithë duam të dukemi të rinj dhe të bukur dhe përpiqemi të gjejmë ilaçe,për diçka të tillë.

Kremi i mëposhtëm i realizuar në kushtet e shtëpisë është efektiv, për të larguar rrudhat dhe për ta bërë lëkurën tuaj të duket më e re dhe e freskët.

Përbërësit:

1 lugë gjelle vaj ulliri.

1 e verdhë veze.

1 lugë gjelle mjaltë.

2 lugë gjelle vazelinë.

Përgatitja:

Zbuteni vazelinën për disa minuta me ndihmën e avullit të ujit (vendoseni ne banjomari). Ky proces do të zgjasë disa minuta. Më pas shtoni në vazelinë përbërësit e tjerë. Përzieni mirë të gjithë përbërësit derisa të krijohet një masë homogjene dhe kremi juaj është gati!

Është mirë që kremin ta ruani në frigorifer. Lyeni me të lëkurën duke i bërë masazh dhe pas 30 minutave mund ta hiqni kremin me letër të lagur.

Nevojitet më shumë se një orë që kremi të përthithet në lëkurë, ndaj kini parasysh që ta lyeni fytyrën të paktën dy orë para se të shkoni për të fjetur.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte