Lajme
Kriza e Koronavirusit! Si t’i lajmë duart siç duhet
Së fundmi me rastet e shumta të të infektuarve me koronavirus në botë dhe po ashtu me rastet e vde kjeve ka dalë në qarkullim një udhëzues i cili na mëson se si duhet të lajmë duart.
Larja e duarve si duhet është edhe më e rëndësishme tani që koronavirusi është përhapur në pothuajse 70 vende te botës dhe zyrtarët po përpiqen maksimalisht për të ndaluar njerëzit në përhapjen e tij.
Shkencëtarët dhe ekspertët besojnë se shmangia e infeksionit mund të jetë shumë e lehtë nëse mbani një higjenë të mirë.
Por cila është mënyra e duhur për larjen e duarve?
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, larja e duarve si duhet është një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur veten dhe ata përreth jush prej virusit.
Organizata ju rekomandon të lani duart në intervale të shpeshta për të qëndruar të shëndetshëm dhe të ndiqni pesë hapat e duhur.
Hapi i parë është të lagni duart me ujë të bollshëm dhe të rrjedhshëm që mund të jetë i ngrohtë ose i ftohtë nuk ka rëndësi, më pas mbyllni rubinetin dhe filloi të fërkoni duart me sapun për disa sekonda.
Është e rëndësishme që të fërkoni mirë kurrizin e duarve, gishtërinjtë dhe pjesën e thonjve.
Është shumë e rëndësishme që të fërkoni duart me sapun për të paktën 20 sekonda.
Dhe si përfundim shpëlajini duart me ujë të bollshëm. Shumë i rëndësishëm është edhe peshqiri i cili duhet të jetë shumë i pastër.
Kur nuk mund të lani duart me sapun dhe ujë, ekspertët thonë se përdorimi i një higjenizuesi që përmban të paktën 60% alkool është një ide po ashtu shumë e mirë.
Burimi: dailymail Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania