Lajme

Krye-këshilltari bashkiak i Tiranës, Toni (Genti) Gogu, harxhon 500 euro në muaj, për ushqim të 2 qenve raca “Labrador”

Posted on

Kostoja totale mujore, për shëndetin, relaksimin dhe jetesën e 2 qenve dhe 2 maceve, është 700 euro/ Ka qenë ish-Drejtor Juridik i Bankës së Shtetit, në kohën e sundimit të Ardian Fullanit; ish-Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Sigurimit të Depozitave e deri më 30 qershor 2019, ka qenë ish-Zv/ministër i Drejtësisë; njohur si Pastori i shkolluar në Greqi, që celebroi në martesë kryebashkiakun Erjon Veliaj, gjatë dasmës në Kalanë e Gjirokastrës, ku harxhoi 600 milionë lekë kursim, nga pensioni i mamit, raporton pamfleti.

Nuk është aspak çudi, që edhe në Shqipëri, kostoja për trajtimin e një qeni familjar; është 1-2 herë më e lartë se paga mujore mesatare zyrtare, që shteti i jep një nëpunësi, mësuesi, mjeku, polici; madje sa 4-5 pensione mesatare pleqërie.

Mirëpo ka zyrtarë shteti e të zgjedhur, që paçka se nuk kanë biznese por vetëm paga shteti; arrijnë ta përballojnë këtë kosto jetese të “privilegjuar” të qenëve e maceve me status “pjestarë familjeje”.
“Përvojë” konkrete, është Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Toni Gogu, ose i njohur ndryshe si “Pastor Genti i Beratit”; i cili trajton në kushte luksi në vilën e tij në Maknor-Pezë, dy qen të racës “Labrador”, të quajtur “Anja” e “Kati” dhe 2 mace.

Sipas mesazhit të ardhur në “Pamfleti”, thuhet se kryekëshilltari i Tiranës, Toni Gogu (Pastor Genti); harxhon 500 euro në muaj vetëm për trajtimin ushqimor të 2 qenve “Anja” e “Kati”; ndërsa në total, për trajtimin ushqimor, shëndetsor e relaksues të tyre dhe të 2 maceve, kostoja totale mujore shkon mbi 700 euro.

Duket shumë e lartë kjo kosto trajtimi, nëse i referohemi pagës së tij mujore si krye-këshilltar i Bashkisë Tiranë; faktit që nuk deklaron asnjë biznes; mini-parkut rrotull vilës klas e me punonjës shërbimi dhe sigurie; si dhe çertifikatës familjare me 5 anëtarë; 3 prej tyre, fëmijë në moshë shkolle.

Nuk besojmë se, gjithë këto shpenzime mujore të qenve e maceve; me vlerë sa një pagë mujore drejtori në ministri; mund t’i ketë kursyer nga puna si ish-Drejtor Juridik i Bankës së Shtetit, në kohën e Ardian Fullanit, apo si ish-Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Sigurimit të Depozitave e ish-Zv/Ministër i Drejtësisë.
Madje, nuk bënë vaki t’i ketë kursyer, as nga pagesa si ish-nëpunës në organizatën humanitare “World Vision”, që shpërndante ndihma në zonat rurale të Shqipërisë, para se Toni Gogu “Pastor Genti”, të bëhej mik me kryeministrin Rama; i cili e bëri pjesë të qeverisë e më pas, celebrues të martesës së kryebashkiakut Erjon Veliaj.

Por ndoshta, këto shpenzime, ia akordon kryebashkiaku Erjon Veliaj; nga fondi 300 mijë euro në vit, që financon për projektin: “Përkudjesja e qeverisë, për trajtim-integrimin e qenve”.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte