CoVid-19
Kryeministri Rama jep lajmin e MIRË që vjen nga Infektivi
9 pacientë të tjerë të prekur nga koronavirusi, janë shëruar sot.Lajmin e jep kryeministri Rama, i cili shkruan “LAJM I MIRË: 9 TË SHËRUAR SOT.” Në total në vendin tonë, bashkë me shifrat e sotme, janë shëruar 76 persona, ndërsa kanë humbur betejën me këtë infeksion 15 persona të tjerë.
Lajmin e mirë e konfirmon dhe ministrja Ogerta Manastirliu, e cila shkruan “Edhe 9 të shëruar sot. Shkon në 76 numri i të shëruarve nga COVID19.”
Në bazë të përditësimit të sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë, në Shqipëri janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 259 persona.