Lajme
Kryeministrit britanik i vënë lakun, ose të tregojë ku i gjeti paratë për pushimet ose do përballet me hetime
Boris Johnsonit i duhet të japë sqarime se ku i ka gjetur paratë për pushimet luksoze në Karaibe. Këto pushime kapën koston e 15 mijë paundëve.
Fillimisht u tha se këto pushime i kishte finacuar një anëtar nga partia qeverisëse Tory. Por këto zëra janë mohuar.
Nga ana tjetër deputetët e opozitës kanë paralajmëruar që nëse nuk deklaron se ku i ka gjetur paratë për pushimet e tij luksoze Boris Johnsonin e pret një hetim parlamentar.
Kryeministri britanik dhe e dashura e tij Carrie Symonds, u ‘arratisën’ për të bërë disa ditë pushime përrallore, por kjo gjë i ka sjellë mjaft probleme atij.
Pushimet e tij luksoze me partneren zgjatën që nga data 26 dhjetor deri më 5 janar.
Mesa duket Boris Johnsonin nuk i ka aspak punët mirë dhe kjo vetëm për ditë pushime e kundërta ndodh në vendin tonë, ku politanët kanë vila dhe pasuri dhe nuk japin asnjë sqarim se ku i kanë gjetur të ardhurat.