Lajme

Kujdes me to! Ja kush janë shenjat më xheloze të horoskopit

Posted on

Xhelozia e tepruar ndonjëherë mund të rezultojë shumë acaruese dhe të sjellë probleme të mëdha për një çift. Shpeshherë shndërrohet në një sëmu ndje të pashërueshme dhe bën që partneri të mërzitet nga sjellja juaj. Edhe sikur të mos ketë vend për të dyshuar, disa nga shenjat e horoskopit e kanë shumë të theksuar sensin e xhelozisë së çift. Kjo vjen sepse janë të pasigurt e persona të pandreqshëm.

DASHI: Të lindurit në datat 21 mars-20 prill janë jo vetëm më krenarët e horoskopit, por radhiten gjithashtu edhe në radhën e shenjave më xheloze dhe posesive që mund të takoni ndonjëherë. Ata shquhen për temperamentin e tyre të vështirë dhe aspak konvencional, dhe kur gjërat në çift nuk shkojnë mirë gjëja e parë që bën është të shpërthejnë në kriza të pakontrolluara xhelozie. A kanë gjithmonë të drejtë? Këtë nuk dimë t’ua themi, por bëni mirë të keni kujdes.

GAFORRJA: Ata që lindin në këtë shenjë të zodiakut janë përgjithësisht shumë xhelozë, me ndryshimin e vetëm që zakonisht e fshehin lehtë. Nga ana tjetër ata janë gjithashtu vi ktima të zilisë dhe gjithashtu kanë tendencë ta mbajnë atë të fshehur.

LUANI: Ndoshta kjo është shenja më e adhurueshme dhe pasionante e horoskopit, kështu që ata nuk mund të mos e kapin në kohë kur gjërat nuk po shkojnë mirë, por ajo që ndez xhelozinë e tij është kur partneri i kushton vëmendje dikujt tjetër, ose një çështjeje të caktuar duke ju lënë pas dore. Njerëzit e kësaj shenje dëshirojnë vëmendjen e të gjithëve përreth tyre, dhe nëse nuk e marrin atë, sulmojnë me anë të skenave të sëmura të xhelozisë.

AKREPI: Pa dyshim, personat që i përkasin kësaj shenje janë njerëzit më xhelozë të zodiakut. Ata priren të mos i besojnë askujt, ndaj nuk është aspak të përfundojnë duke ju bërë akuza të rreme të krijuara nga xhelozia e pastër. Fatkeqësisht, ata nuk i fshehin shumë mirë ndjenjat e zemërimit të tyre, duke rrezatuar xhelozi edhe nëse dikush është pranë partnerit të tyre.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte