Lajme

Kurti i reagon Haradinajt: Shteti është më shumë se sa familja, fisi e kështjella

Posted on

Kryeministri Albin Kurti duke folur në Kuvend për heqjen e taksës dhe vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, i ka thënë deputetit të AAK’së, Daut Haradinaj, se shteti është më shumë se sa kështjellë.

Kurti i ka thënë Haradinajt, se kështjella i përket familjes e fisit, ndërsa shteti është më shumë, dhe këtu duket se indirekt ka dashur të thumboj ata me pretendimin se AAK po sillet me mentalitet arkaik të fisit e kështjellave,

“Kështjella është kështjellë e familjes. Është kështjellë e fisiit. Shteti është ma shumë. Shteti është ma shumë se kështjellë. Ne duhet të kalojmë në ofensivë. Nuk mund të fitosh në defansivë”, ka thënë Kurti.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte