Lajme
Kushte skan daloze/ Shqiptarët në Greqi shpëtojnë për mrekulli, i bie tavani i shtëpisë me qira
Një rast i cili mund të kishte përfunduar në një ngjarje të rëndë ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA.
Disa të rinj shqiptarë, të cilët kanë emigruar në Kretë të Greqisë për të punuar, kanë shpëtuar për fat nga rënia e tavanit në një nga shtëpitë që e kanë marrë me qira. Nga pamjet shihet se si tavani ka rënë pothuajse i tëri mbi shtretërit ku shqiptarët flenë. Të rinjtë shprehen se fatmirësisht nuk kanë qënë në banesë në kohën kur ka ndodhur rënia.
Ata shprehen se shtëpitë të cilat marrin me qira në Greqi janë në kushte skan daloze, pasi nuk mund të marrin banesa të tjera. Siç shihet kushtet janë të këqija, por shqiptari thekson se të tjerë jetojnë në kushte edhe më të këqija.
Të rinjtë shprehen se detyrohen të jetojnë në ato kushte, pasi në Shqipëri nuk ka hapsira për punë dhe se në qoftëse do ishin aty do rrinin kafeneve.
Shqiptari shkruan:
Ja qfar vuajn shqiptaret ne greqi fati yne ishim ne pune dhe po te kishte rene naten do kishte d eme me te medhaja. Greket nuk na japin shtepi normale me qera na japin ato shtepitbe vjetra shum. Esht ber ne cret te greqis punojme ullinj ne detyrohemi te flem ne keto shtepi te kqija sepse nuk na japin shtepi me qera ne shqiptare po kjo shtepi esht shum mir ka shqiptare tjere qe qendrojne edhe ne shtepi me te kqija se kjo me besoni. Detyrohemi te vijm te punojm ne keto kushte sepse ne shqiper veq kafeve rrim pa pune ka shqiptare nga te gjitha moshat ketu muaji nuk bjer me shum se 500 euro”
Kushte skandaloze/ Shqiptarët në Greqi shpëtojnë për mrekulli, i bie tavani i shtëpisë me qira on Vidnews.