Lajme
Lajm i mirë/ Patenta shqiptare njihet në Greqi, marrëveshja u votua në Parlament
Një lajm i mirë ka ardhur për gjithë ata emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi.
Raportohet se Komisioni i Përhershëm për Prodhim dhe Tregti në Parlamentin grek ka miratuar gjatë ditës së sotme Projektligjin e Ministrisë greke të Infrastrukturës dhe Transportit për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Po ashtu e ditur bëhet se në Parlementin grek, kjo gjë u votua me shumicë votash. Ndërsa ratifikimin e marrëveshjes mes dy vendeve e paraqiti Zëvendës Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Joanis Qefalojanis.
Thuhet se kjo gjë duhet të ishte bërë shumë kohë më parë, por nuk janë dhënë shpjegime nga autoritet greke për vonesat në këtë proces.
E si përfundim duhet thënë se ky është një lajm që i gëzon të gjithë shqiptarët që jetojnë në Greqi.