Lajme
Lajmi i mrekullueshëm: Bora po mbush liqenet e Kosovës
Liqeni i Batllavës dhe ai i Badovcit, janë burimet kryesore të furnizimit me ujë të pijes për qytetarët e Prishtinës me rrethinë dhe disa komunave tjera.
Por këto dy liqene muajve të fundit kanë nisur të shterojë si pasojë e mungesës së reshjeve atmosferike.
Madje kjo filloi të jetë mjaft shqetësuese pasi që këtë vit pa pasur reshje bore e shiu shumë të pakta, shkuan IndeksOnline.
Por më në fund erdhi lajmi i mirë.
Sonte në Kosovë po bie borë e madhe dhe shi.
Tanimë po mbushen liqenet e Kosovës me ujë.
Kompania Rajonale e Ujësjellit “Prishtina” në një njoftim ka thënë se bora po bie edhe mbi liqenet akumuluese në Batllavë e Badoc.
“Filluan reshjet e borës, mbi tokën tonë të shenjtë!
Bora po bie edhe mbi liqenet akumuluese në Batllavë e Badoc”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë edhe, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se të gjitha ekipet e komunës janë në terren për shkak të reshjeve të borës.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes rrugës.
“Të gjitha ekipet e komunës janë në terren për shkak të rreshjeve të cilat kanë qenë të paralajmëruara. Meqenëse rreshjet janë të vazhdueshme ju lusim për kujdes në rrugë. Për çdo emergjencë kontaktoni 080012233”, ka shkruar ai.