Lajme
Lakuriqët pushtojnë qytetin e vogël, banorët po përballen me krijesa të çuditshme
Banorët i kapi frika, ndërsa turma të mëdha e lakuriqësh marrin përsipër qytetin e tyre të vogël.
Ingham, një qytet i vogël, gjatë muajve të fundit, u përballë me më shumë se 300,000 krijesa që morën vendbanimin në pemët e tyre, transmeton Indeksonline.
Skenat e makthit janë kapur në kamera duke treguar mijëra lakuriq që po kalojnë nëpër qiell ndërsa shkojnë në kërkim të ushqimit çdo natë.
Shumë fëmijë në Shkollën Shtetërore të Inghamit tani kanë shumë frikë të ndjekin mësimet pasi një koloni ka lëvizur edhe pas shkollës.
Adam dhe Susanne Kaurila po mendojnë të largojnë dy vajzat e tyre nga shkolla pasi kanë frikë se mund të sulmohen, por edhe se mos po marrin ndonjë sëmundje nga ta./Indeksonline